Categories Sport

Messi e pranon se koha për pensionim po afrohet

Lionel Messi e ka pranuar se koha për pensionimin e tij nga futbolli po afrohet, por shpreson se do t’i shijojë edhe shumë vjet të tjera në majat e sportit dhe thotë se Barcelona nuk duhet të brengoset për të ardhmen e tij. Duke folur pasi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde të hënën në Paris, Messi i qetësoi tifozët dhe drejtuesit e Barcelonës, veçanërisht pasi u zbulua se argjentinasi ka një klauzolë largimi në kontratën aktuale me klubin. Por nuk ka pasur asnjë tregues se 32-vjeçari mund ta aktivizojë atë klauzolë dhe të largohet nga Barcelona.

Messi, megjithatë, është i vetëdijshëm se tani është edhe më pranë fundit të karrierës, duke e pranuar se do të vijë dita kur do të detyrohet t’i varë këpucët në gozhdë.    “E di se sa i vjetër jam. Po i shijoj këto momente shumë sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, tha Messi në Paris.

“Shpresoj, dashtë Zoti, të vazhdoj të luaj për shumë  vjet të tjera. Tani jam 32 vjeç, 33 në fund të sezonit, por siç kam thënë, gjithçka varet në atë sesi ndihem fizikisht”, shtoi Messi. “Për momentin ndihem më mirë se kurrë më parë fizikisht dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu për kohë të gjatë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME