Pas komunikimit të Lionel Messit se dëshiron të largohet nga klubi katalanas, duke aplikuar klauzolën e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, që shkaktoi një kaos mes tifozëve e drejtuesve blaugrana, presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu është gati të japë dorëheqjen, duke pranuar kërkesën e Këshillit drejtues. Mbledhja urgjente, në fakt, kishte bërë që drejtuesit e klubit të kërkonin nga presidenti të bënte mënjanë. Skenar që, nëse konfirmohet, mund të ndryshojë fatin e Messit.
Dilemat për të ardhmen e numrit 10 vazhdojnë të pasurohen me detaje. Kur dukej se kishte marrë një drejtim të qartë, vjen tashmë një lëvizje tjetër e pas “burofax-it” të famshëm me të cilin argjentinasi ka komunikuar zyrtarisht dëshirën për tu larguar menjëherë me parametër zero nga klubi që e rriti, nga Barcelona hapen skenarë të tjerë që çojnë në revolucionin e shoqërisë përpara atij në fushë. Sipas Tyc Sports, presidenti Josep Bartomeu ka dhënë dorëheqjen. Vendimi ka ardhur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të klubit pas çështjes-Messi.
Një zgjedhje që, nëse konfirmohet me fakte, do të trondiste sërisht skenarin për të ardhmen e Messit, që kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës. Raportet mes Messi e presidentit Bartomeu janë të thyera e pas ngjarjeve të fundit, nga fjalët e Koeman tek zgjedhja për të lënë të lirë Suarez e Vidal, kanë mërzitur edhe më shumë “Pleshtin”.
