Categories Sport

Messi me fjalim para tifozëve: Do të marrim gjithçka

Kapiteni i Barcelonës dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi, është rikthyer në ‘Camp Nou’, pas disa javëve pushim.

Sot, Barcelona do ta luajë ndeshjen kundër Arsenal, për trofeun Joan Gamper, dhe para fillimit të ndeshjes, Lionel Messi u është drejtuar tifozëve të skuadrës me disa fjalë. “Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar” ka thënë fillimisht argjentinasit. “I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit” ka thënë tutje 10shi.

“Është diçka shumë e rëndësishme. Ndoshta nuk i japim shumë rëndësi, por duhet të jetë ndryshe. Ne po shohim përpara për tu përmirësuar. Shpresoj se do të kemi përkrahjen” ishin fjalët e Messi. Messi do të jetë në stol për ndeshjen kundër Arsenal, ku me siguri do të aktivizohet në 45 minutëshin e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME