Categories Lajme

“Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës”, flet i riu: Kolegët e tij e dinë (Video)

I gjithë vendi u tròndit nga pèrdhunimi i 15-vjecares nga roja i shkollës në Babrru dhe tre të rinj. Kjo ngjarje i nxiti të gjithë që të reagojnë áshpër dhe një djalë i ri nga Korca, Danjel Hyseni mori guximin të denònconte një mësues në gjimnazin “Faik Konica” që fuste duart tek djemtë e klasës. Ngjarja ka ndodhur rreth 14 vite më parë, por aty vazhdojnë të japin ende mësim disa prej atyre mësuesvë. Në një video në profilin e tij në Facebook i ngre pyetje mësuesve: “A flinit ju të qetë kur e dinit se çfarë ndodhte”, pasi një tjetër mësues i kapte çunat nga trupi dhe iu fuste duart poshtë bluzës.

Ndonëse e dinte të gjithë shkolla për këtë çështje, askush nuk reagoi. Në videon e tij dëgjohet duke thënë: “Jo vetëm gocave, por edhe çunave mund ti ketë ndodhur që janë pèrplasur me një sjellje pèdofilie, por sidomos në shkolla, ne ndonjëherë që nuk është se e kuptojmë. Mua më kujtohet një mësues i jonë në shkollën Faik Konica, ne atëherë nuk është se e kuptonim dhe na dukej shaka.

Shokët e mi të klasës do e kuptojnë për kë e kam fjalën që fuste dorën poshtë bluzave. Ne e dinim çfarë ishte duke bërë dhe bënim shaka me këtë gjë. Ne qeshnim dhe kënaqeshim sepse çunave na vinte nota të mira dhe duke qenë nxënës, thonim ku e gjen të marrim nota dhe e kalonim me shaka. Me gocat kishte sjellje të kundërt dhe gocat talleshin me neve e na thonin, hë se e dini ku do përfundoni. Mirë ne se nuk e kuptonim çfarë ishte se ishim fëmijë po mësuesit pse nuk reagonin po heshtnin.”

I riu i bën thirrje shokëve të klasës, por edhe mësuesve që ishin në dijeni të kësaj situate të reagojnë sa nuk është vonë. “Ju lutem shikoni çdo sjellje të fëmijëve tuaj sepse në shkollat tona po vërtetohet që ka pedofil, janë mësues, roje, pastrues. Ju lutem qëndroni pranë fëmijëve, nuk është turp të flasësh për seksin. Në momentin që fut dorën dhe ka një sjellje të çuditshme, të vijë t’ju raportojë. Mësues, nëse ka raste, ju e dini shumë mirë, raportojini, vendoseni veten në vend të tyre dhe mendoni sikur fëmija juaj të abuzohet. Është tráuma më e madhe që mund të kalojë. Mos vrísni fëmijërinë sepse Zoti do ju ndëshkojë”, thotë Danjeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME