Categories Lajme

Në shkollat shqiptare mungojnë oficerët e sigurisë

Në 1 qershor 2018, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nënshkruajnë një marrëveshje për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë në të gjitha gjimnazet e vendit.

Oficerët në fjalë janë persona të trajnuar nga Akademia e Sigurisë për ruajtjen e sigurisë në shkollë dhe përreth saj. Pesë muaj pas marrëveshjes së dy ministrave, një vendim i Këshillit të Ministrave e kufizoi shtrirjen e oficerëve të sigurisë në vetëm 150 gjimnaze në vend. Sot, dy vjet nga angazhimi shtetëror për garantimin e sigurisë në shkolla, Ministria e Arsimit nuk ka mundur të plotësojë me oficerë sigurie as këto 150 gjimnaze.

Referuar publikimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, thirrjet për aplikime për oficerët e sigurisë kanë nisur në dhjetor 2018 dhe procesi ende nuk ka përfunduar. Shpallja më e fundit për pozicione pune të lira për oficerë sigurie në shkollë është bërë këtë të hënë, më 1 qershor 2020.

Sipas dokumentit, bëhet fjalë për 15 vende të lira në 12 zyra të ndryshme arsimore në vend, një prej të cilave në kryeqytet. Mes qëllimeve të shërbimit të sigurisë në shkolla është parandalimi i dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun e shkollës dhe prindërit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME