Categories Lajme

“Mësuesja në klasë nxënësit në shtëpi” në kohën e mësimit online

“Sa do të përrpiqesh  me telefon nuk mëson dot”. Nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier , e cilësojnë të dështuar mësimin e alternuar mes qëndrimit në klasë dhe procesit online.“ Më mir është të jesh prezent në shkollë se online nuk është mënyra e duhur”. Eksperienca e vitit të kaluar thonë se ishte zhgënjyese, ndaj zgjidhja më e mirë sipas tyre do të ishte shtyrja e procesit për një kohë të dytë. “6 muajt e fundit të shkollës nuk u bë farë mësim online”. Skenari i mësimit të kombinuar nisi të zbatohet më 1 dhjetor.

Por si është një orë e mësimit online , sa janë adaptuar nxënës dhe mësues më programet e miratuara nga ministria dhe a ka vështirësi në marrjen e dijeve. Në një prej klasave ku po zhvillohet mësimi online në Shkollën  9 vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, mësuesja është në klasë ndërsa nxënësit në shtëpi.

“Nxënësit janë shumë të përgjegjshëm, mundohen të jenë prezent online”, shprehet mësuesja e frengjishtes Vilma Selmani. Vështirësitë janë prezente, por cilësohen jo të pakapërcyeshme. Madje ka mësues që ndajnë mendimin se  se atë që solli si nevojë pandemia, duhet ta kthejmë në strategji për arsimin e të nesermes.

“Dhe prej aty të vazhdojnë me gërshetimin e metodave tradicionale dhe online”, shprehet mësuesja Dhurata Pashaj. Në Shkodër janë 10 shkolla nga 100 që ka zyra arsimore në varësi, në të cilat është vendosur të ketë kombinim të mësimit, vendim që thuhet se është marrë pas konsultimeve edhe me prindërit e nxënësit.

“Javë pas jave në ndryshojmë skenaret,në varësi të kushteve dhe situatës që kanë institucionet arsimore”, shprehet Drejtoresha e Zyrës Arsimore, Blediana Osja.  Mësimi në klasa vijon pa ndërprerje për ciklin e ulët dhe maturantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME