Categories Covid-19

Një tjetër doktor nga Vlora humb betejën me Covid-19 (Emri)

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Doktor Myftar Zemani kishte dalë në pension, por ende ushtronte profesionin vullnetarisht në zonën e Fierit. Doktor Tarja siç e thërrisnin ndryshe, ka ushtruar profesionin në zonën e Fierit. Ai ishte lindur në Vlorë në vitin 1942 .

Postimi: Lajm i hidhur. Ndërron jete mjeku i njohur. Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID- 19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve. Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët tanë e njohin shkurt si Doktor Tarja. Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë. I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimt të fakultetit të mjeksisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore. Me keqardhje i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me të cilët ka punuar. I paharruar kujtimi i doktor Tares!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME