Categories Lajme

Mësuesja qethi pa leje vajzën, babai shtang shkollën. Kërkon 1 milion $ dëmshpërblim

Babai i një 7-vjeçareje, ka paditur stafin e shkollës, pasi një mësuese i preu flokët vajzës pa leje, dhe tani kërkon 1 milion dollarë dë mshpërblim. Padia e Jimmy Hoffmeyer thotë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij me racë të përzier janë shkelur. Ai e ka nxjerrë vajzën nga shkolla. Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundimin në korrik se ndërsa mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, ajo nuk kishte vepruar me paragjykime racore.

Ajo u qortua, por megjithatë nuk u pezullua nga puna në shkollën fillore, Ganiard në Mount Pleasant. Jimmy Hoffmeyer i tha Associated Press prillin e kaluar se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla një ditë me pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë të kokës së pre rë.

Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus shkollor, tha ai. Dy ditë më vonë, Jurnee u kthye nga shkolla në shtëpi me flokët në anën tjetër të kokës së pr erë, edhe pse ajo ishte dërguar tek një parukier i cili i kishte bërë një pre rje asimetrike për t’i bërë gjatësitë e ndryshme më pak të dukshme.

Hoffmeyer tha se ai mendonte se një fëmijë tjetër e kishte bërë, por Jurnee i tha se ishte një mësuese. “Mësuesja i preu flokët”, i tha ai AP.

Padia u ngrit në një gjykatë federale në perëndim të Miçiganit kundër Shkollave Publike Mount Pleasant dhe dy anëtarëve të stafit. Përveç shkeljes së të drejtave kushtetuese të fëmijës, padia gjithashtu pretendon disk riminim racor, kano sje etnike, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale dhe sulme ve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME