Categories Kuriozitete

Mësuesja u kërkoi të listonin 7 mrekullitë e botës. Vogëlushja e lë pa fjalë me përgjigjen e saj…

Mësuesja vendosi që këtë herë t’u kërkonte diçka ndryshe nxënësve të saj. Ajo u kërkoi vogëlushëve një kërkesë të thjeshtë për ta:

– “Më bëni ju lutem listën me ato që mendoni se janë 7 mrekullitë e botës“, – tha ajo.

Pjesa më e madhe e nxënësve dhanë këto përgjigje:

Piramidat e Egjiptit

Kulla Eiffel

Muri i madh Kinez

Kanali i Panamasë

Koloseu

Kanioni i Madh

Taj Mahali

Pasi i mblodhi përgjigjet mësuesja vuri re që një nxënëse nuk e kishte dorëzuar fletën.

Mësuesja e pyeti:

– “Përse vallë nuk më ke dhënë një përgjigje? A nuk po të kujtohej asnjëra nga këto?”

Vogëlushja e sigurtë se nuk kishte bërë asnjë gabim që nuk kishte shkruar asgjë, e pa drejt e në sy dhe i tha:

– “Isha e pavendosur se cilët të fusja në atë listë prej 7 vendesh Mësuese, sepse ka shumë”.

– “Thuaj ndonjërën prej tyre”, – e inkurajoi mësuesja.

Vajza pasi hezitoi për një çast tha:

– “Për mua 7 mrekullitë e botës janë:

Prekja

Shija

Dëgjimi

Shikimi

Buzëqeshja

Dashuria

Ndjenjat…

Në klasë pllakosi një heshtje dhe as miza nuk pipëtinte.

Mësuesja vuri buzën në gaz me zemrën plot, vogëlushja e kishte lënë pa fjalë… Në jetë mundohemi të kërkojmë për gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme dhe që nuk i ka askush. Harrojmë se gjërat e mëdha përbëhen nga ato të voglat, nga ato pa të cilat nuk bëjmë dot. Ato që na mbushim jetën dhe na bëjmë të ndjejmë gëzimin dhe hidhërimin, dashurinë, adhurimin, shpresën. Janë ato jetësoret që i marrim si të mirëqena dhe nuk ua dimë vlerën e paçmuar që kanë. Gjithë këto gjëra që nuk i vëmë re më, sepse janë kaq të thjeshta dhe të zakonshme janë Mrekullitë e jetës, ato të vërtetat!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME