Categories Lajme

Meta dekoron ish-presidentin Rexhep Meidani, nga Berisha tek Majko, ja kush mori pjesë

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish- Presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca. Meta teksa mbajti fjalën theksoi se Rexhep Meidani me rolin e tij si President në 97- 2002 është shembull për politikanët e sotshëm.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, në ceremoni ishin të ftuar pak persona, të cilët ruanin distancën fizike.

“I nderuar Presidenti Meidani, i nderuar Presidenti Thaci. Të nderuar Presidentët Berisha, Topi e Nishani. I nderuar z. Majko, z. Basha, z. Gjinushi. Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremony solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë.

Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën. Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njiher dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikëpritjes shqiptare.

Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim.
Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm.”- tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME