Muajin që shkoi Olta Boka u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e vogëlushes, duket se këngëtarja po mendon t’i rikthehet muzikës. Përmes një reagimi në Instagram, Olta ka bërë me dije se do të risjellë një projekt të sajin që e ka shumë përzemër.
Bëhet fjalë për këngën pjesëmarrëse në Eurovision “Zemrën e lamë peng”. Ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga pjesëmarrja e saj në vitin 2008 në Eurovision, duket se kjo mbetet një ndër këngët më të dashura për artisten. “Prej vitesh kam menduar ta risjell këtë këngë dhe uroj ta realizoj sa më shpejt”, ka shkruar Boka krahas postimit. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë detaj nëse versioni i ri i këtij projekti do të publikohet së shpejti.
https://streamable.com/uvjpgl

