Categories Lajme

Meta dekoron me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ gjashtë gazetarë sportivë, mes tyre dhe gazetarin Moisi Dalipaj

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër I Madh” , gjashtë gazetar të sportit në Shqipëri.

Të vlerësuart janë Bashkim Tufa, Moisi Dalipaj, Ymer Striniqi, Frederik Fico,  Xhevdet Zeka dhe Sotir Seferaj.

Ndër të tjera Meta bëri thirrje të punojmë për të promovuar sa më shumë sportin dhe vlerat e tij, për fëmijë aktiv dhe larg veseve.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, disa nga ikonat e gazetarisë sonë sportive, që me analizat, opinionet dhe komentet e tyre profesionale kanë kontribuar dhe vijojnë të japin një ndihmesë të vyer për zhvillimin dhe promovimin e vlerave të sportit të ndershëm, të shëndetshëm dhe të suksesshëm.

Kënaqësi e veçantë të vlerësoja, gazetarin e mirënjohur dhe shumë të dashur, kryeredaktorin e famshëm të gazetës “Sporti Popullor”, Bashkim Tufa dhe komentatorin e palodhur, promovuesin e vlerave të sportit vlonjat dhe kombëtar, Moisi Dalipaj.

Privilegj të nderoja edhe dy personalitete të paharruara, që nuk i kemi midis nesh, por që me punën, kontributin dhe trashëgiminë që kanë lënë pas, mbeten ikona të përjetshme të mikrofonit dhe gazetarisë sportive, Ymer Striniqi, komentatorin e famshëm dhe arkivin e sportit shkodran dhe Frederik Fico , njeriun e mrekullueshëm dhe komentatorin e talentuar të futbollit nga Gjirokastra.

Gjithashtu, kisha kënaqësinë të nderoja edhe pedagogun, gazetarin dhe analistin e shquar sportiv, Xhevdet Zeka, si dhe publicistin, futbollistin e talentuar dhe autorin e shumë librave për legjendat e sportit shqiptar, Sotir Seferaj.

Të punojmë për të promovuar sa më shumë sportin dhe vlerat e tij sepse kemi nevojë për fëmijë dhe të rinj që merren me sport, bëjnë një jetë aktive të shëndetshme dhe larg veseve, që cenojnë shëndetin e tyre, të familjeve dhe të shoqërisë sonë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME