Categories Lajme

(PAMJE TË RËNDA NGA QEPAROJA) Gjithçka në sy të turistëve, polici tërheq zvarrë të moshuarin e pastrehë

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, nuk kanë fund ngjarjet e shëmtuara që po ndodhin në jug të Shqipërisë.

Pas një sërë ngjarjesh të ndodhura e të denoncuara në mediat vendase, një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në zonën e Qeparos, ku një burrë i pastrehë është marrë zvarrë nga policia nga një lokal i zonës.

Denoncimi është bërë nga një qytetar në një prej mediave online në vend, teksa shprehet se, personi i dhunuar ishte një i pastrehë, i cili gjatë gjithë kohës vinte vërdallë nëpër zonë për të siguruar bukën e gojës. Sipas qytetarit që ka bërë videon, ky i pastrehë kishte raste që ngrinte pak zërin, por që nuk ishte i dhunshëm.

“Ishte i pastrehe. Vinte verdalle dhe per te ngrene u jepnin keto të lokaleve. Per te veshur vishte çfarë gjente tek koshat. Kishte raste qe fliste me veten dhe ngrinte pak zerin por nuk lendonte njeri.”-raporton dëshmitari nga vendngjarja.

Në video duket një polic dhe një tjetër person, që e marrin zvarrë të moshuarin nga lokali, teksa ai u thoshte: Pse gjuan?, duke iu drejtuar policit. Ndërkohë, disa gra dëgjohen në sfond të thonë: Gjynah, lëreni!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME