Categories Politike

Meta flet për Marsida Xhaferllarin: Taulant Balla, njeri pa dinjitet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta “mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit”. I pyetur për këto komente të Ballës, reagimi i presidentit Ilir Meta ishte i ashpër.“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme që u takojnë vetëm njerëzve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë dinjitet institucional, por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla” – tha Meta.Duke folur për Xhaferllarin, Meta tha se ajo ishte kandidatja më e mirë, por ia kishin ulur pikët në KED për arsye politike.“Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga kandidatët e përzgjedhur nga KED. Me kualifikimet më të larta, si sa i takon shkollimit, edhe eksperiencës. Këto janë gjëra shumë të qarta, presidenti nuk merret me asnjë individ. Nëse presidenti nuk do kishte besimin tek asnjë individ. Si mund të banalizosh ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese me histori të tilla” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME