Categories Lajme

Meta hap garën për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës/ Çfarë duhet të dinë kandidatët

Presidenti Ilir Meta ka hapur garën për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës. Meta ka ftuar të gjithë personat e interesuar që të dërgojnë dokumentin e nevojshëm  deri në datën 3 tetor 2019, ora 14:00. Personi që do të përzgjidhet do të jetë kandidatura që kreu i shtetit do të dorëzojë në Kuvend për institucionin e Autoritetit të Konkurrencës.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Kërkesën për shprehjen e interesit;
– Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;
– Kopje të noterizuar të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, si:
– të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 15 vjet;
– të jetë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtar i trupit akademik universitar ose të mbajë titull apo gradë shkencore në fushën e ekonomisë a të drejtësisë, specialiteti “E drejtë civile/ administrative”;
– të mos jetë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore.

Kur kandidati është përzgjedhur fitues, atëherë ai duhet të dorëzojë këto dokumente.
– Formularin e vetëdeklarimit, të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
– Formularin e aplikimit, të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
– Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 22 pika 1, të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME