Categories Politike

Meta i përgjigjet ftesës së Ramës: Kush do mendimin tim, të më ftojë zyrtarisht jo me “IM-ra”

Në komunikimin e tij të përjavshëm me gazetarët, presidenti i Republikës  i ka kthyer përgjigje ftesës së bërë nga kryeministri më herët. Duke treguar një postim në Twitter, të printuar në letër” të bërë nga Rama, që  e ftonte kreun e shtetit në tryezë për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese , Meta u shpreh se kush do mendimin e tij, duhet ta ftojë në mënyrë zyrtare.

“Nuk ftohet presidenti në Këshillin Politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara dhe jo serioze si ky Twitteri këtu.. Presidenti nëse dikush, kërkon mendimin e tij për çështje të rëndësishme, fton zyrtarisht,” u shpreh Meta.

Po ashtu, kreu i shtetit bëri të ditur se nëse të gjitha palët në Këshillin Politik, do të donin mendimin e tij, ai është i gatshëm të ndihmojë.

“Nëse gjithë anëtarët e Këshillit Politik kanë dëshirë që presidenti të jetë aty dhe të japë mendimin e tij, padyshim që presidenti është i gatshëm në çdo sekondë që të shkojë dhe të japë mendimin e tij..qoftë edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë që e mbështesin Këshillin Politik, në interesin më të mirë të këtij procesi që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit,” u shpreh më tej Meta.

Kujtojmë këtu se më herët kryeministri Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter i bënte ftesë Metës dhe Bashës për të diskutuar në Këshillin Politik, ndryshimet kushtetuese. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME