Categories Lajme

Meta i shqetësuar për rritjen e rasteve: Qeveria të shtojë buxhetin për shëndetësinë

Presidenti, Ilir Meta, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar me Covid Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19, Meta shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe të afërmit e tyre, si edhe me të gjithë personelin mjekësor, që është duke u shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, të cilët i falenderoj me mirënjohje për sakrificat dhe devocionin e jashtëzakonshëm që po dëshmojnë prej muajsh.

Presidenti vlerëson angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, thotë Meta, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre.

Kreu i Shtetit përsërit me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve. “Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve!”thotë Meta.

Presidenti thekson gjithashtu se çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave, respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale, pasi nënvleftësimi më i vogël, jo vetëm rrezikon shëndetin dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve, të prindërve, të gjyshërve, të fqinjëve dhe të miqve të tij.

“Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik, të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal. Vetëm në këtë mënyrë dhe falë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja sa më të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të përhapjes së saj. Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”përfundon  Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME