Categories Lajme

Presidenti Meta dekreton 4 ligje të qeverisë

Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë ndërsa  bëhet i ditur përmes njoftimit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Bëhet fjalë për “Kodin Ajror i Republikës së Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” Në fund të gjetjeve të tij, Meta ka shprehur rezerva sa iu përket të dhënave faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

NJOFTIMI I PLOTE, Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.
3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.
4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor. Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME