Categories Lajme

Meta: Kam dhënë gjithmonë zgjidhje politike për integrimin, Shqipëria nuk është vonuar prej meje

“Në 30 vjet Shqipëria nuk është vonuar asnjë sekondë në procesin e integrimit europian për shkak të Ilir Metës”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta në një intervistë televizive.

I pyetur se sa përgjegjës e gjen veten personalisht, si pjesë e elitës politike nga vitet ’90-të, për faktin që vendi është në vagonët e fundit përpara stacionit të BE-së, Meta tha se, “në tridhjetë vite kam shumë arsye për të qenë reflektues ndaj shumë gjërave që vetë mund t’i kisha bërë më mirë, sepse në fund të fundit ne erdhëm në jetën politike nga Lëvizja Studentore. Unë u bëra edhe deputet që kur isha student. Pra nuk erdhëm nga një shkollë politike apo një traditë e caktuar”.

“Ajo që jam sot krenar për veten time si një ish-student i Dhjetorit jam për këto gjëra: që në tridhjetë vjet Shqipëria në asnjë sekondë nuk është vonuar në procesin e integrimit europian për shkak të Ilir Metës”, u shpreh ai.

“Në të gjitha pozicionet që Ilir Meta ka pasur, edhe kur ka qenë në opozitë, edhe kur ka qenë në qeveri, Ilir Meta ka dhënë gjithmonë zgjidhje politike për të zhbllokuar çështjet e integrimit europian të Shqipërisë, duke dhënë dorëheqjen edhe nga kryeministër, edhe nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, duke krijuar edhe një forcë politike për të ndihmuar rotacionin dhe zhbllokimin e integrimit europian të Shqipërisë, duke bërë edhe një koalicion me Sali Berishën si në 2009-n që ndihmoi për liberalizimin e vizave, duke bërë edhe një koalicion të sforcuar edhe me Edi Ramën para 2013-s, vetëm me një kusht: Që të zhbllokoheshin tre ligjet që bllokonin procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Pra në aspektin e integrimit europian nuk mendoj se ka një politikan që do të ishte më i qetë sesa unë në raport me vendimet, por kjo nuk mjafton”, tha Meta.

Meta shtoi se, “tani na duhet një “Restart”, sepse kemi thënë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! Sepse kemi qenë pa përvojë, dhe kemi pritur edhe të tjerët që të na e bëjnë, dhe kemi menduar se të tjerët do ta duan Shqipërinë edhe më shumë sesa ne. Kjo është një histori që duhet mbyllur. Duhet ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa”.

“Për mua dy janë elementet themelore në tridhjetë vjet që i nxjerr unë si një konkluzion, se ka shumë arsye, dy janë elementet thelbësore: E para, zgjedhjet të lira e të ndershme dhe shenjtëria e votës. Kjo është themelore, vendimtare. Dhe vetë kriza që ka sot Shqipëria në çdo aspekt është kriza e legjitimitetit. Dhe e dyta, është Kushtetuta. Ne jemi këtu ku jemi, sepse ne nuk treguam respekt për Kushtetutën. Sepse ne Kushtetutën që u bë me aq sakrifica në 1998-n, në një proces aq gjithëpërfshirës, të përgjegjshëm, pikërisht që të mos ktheheshim më te 1997-ta, ne atë e goditëm herë pa here, natën, ditën, me ç’patëm mundësi për interesa të momentit dhe deformuam të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe të balancës në një shoqëri demokratike. Goditëm shtetin, prandaj jemi në këtë situatë sot: Në një shtet jofunksional. Këta janë dy elementet thelbësore për mua për të ardhmen e Shqipërisë. Këta do të sigurojnë çdo gjë: Që nga çështja e drejtësisë, e shëndetësisë, e ekonomisë, etj. Këta janë vendimtare, sepse kanë të bëjnë me sistemin e llogaridhënies dhe të sigurisë”, theksoi Meta.

Për opozitën, Meta tha se, “unë e fajësoj opozitën pse e ka lënë fushën bosh. Sepse është provokuar, se në demokraci nuk lihet asnjë milimetër territor. Në demokraci do të luftosh çdo ditë, do të përpiqesh çdo ditë. Nuk ka në demokraci të presësh nga tjetri që të japë ato që duhet t’i kërkosh vetë dhe që duhet t’i fitosh vetë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME