Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. FSHF bëri të ditur sot se, Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Andorrës në transfertë dhe do ta përfundojë në 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.
Grupi I: Ndeshja e parë, 25 mars 2021: Andorrë-Shqipëri Ndeshja e dytë, 28 mars 2021: Shqipëri-Angli Ndeshja e tretë, 31 mars 2021: San Marino-Shqipëri Ndeshja e katërt, 2 shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 shtator 2021: Shqipëri-Hungari Ndeshja e gjashtë, 8 shtator 2021: Shqipëri-San Marino Ndeshja e shtatë, 9 tetor 2021: Hungari-Shqipëri Ndeshja e tetë, 12 tetor 2021: Shqipëri-Poloni Ndeshja e nëntë, 12 nëntor 2021: Angli-Shqipëri Ndeshja e dhjetë, 15 nëntor 2021: Shqipëri-Andorrë
