Categories Lajme

Meta kujton Dritëro Agollin në ditën e tij të lindjes

Ilir Meta ka kujtuar veprën e autorit të njohur Dritëro Agolli në ditën e tij të lindjes, ku mes rreshtash thumbon maxhorancën. Meta thotë se vepra e Agollit  “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, është shumë prezente edhe në ditët e sotme pasi në administratën shtetërore i gjen të dy personazhet e saj, Zylon dhe Demkën.  Kreu i shtetit shkruan se Agolli mungon fizikisht por do të jetë përherë në çdo raft librash.

“Dritëroi ynë dritëron gjithmonë! Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtërsia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.

Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.

E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën. Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!”, shkruan Meta.

Kush janë dy personazhet që i referohet Meta:Shoku Zylo është një nëpunës i lartë në ministri kohën e Socializmit, i burokratizuar, një zyrtar i mbytur në shkresa, që i ka humbur lidhjet me jetën. Ndërkohë Demka  është nëpunës i thjeshtë në ministri i cili i bindet për çdo gjë Zylos. Dikur njeri me talent, por me kohë e ka lënë rrugën e suksesit individual dhe i është nënshtruar vullnetit të eprorit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare: Na lidhën dhe na dhunuan

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit në muajin Qershor?

Sezoni i Binjakëve ka mbërritur zyrtarisht dhe solstici i verës është shumë afër, por së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Objekti i dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane/ Kova me fasule ngre në këmbë policinë

Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë…

LEXO ME SHUME