Categories Kulture

News Chronicle (1958) / Nënë Tereza, murgesha me origjinë shqiptare në Indi që di të bëjë mrekulli

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Tetor 2020 “Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Kalkuta Nënë Tereza është “doktor Schweitzer-i” i të paprekshmëve (të sëmurëve)

Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj : është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”. Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika, njëzet e shtatë shkolla, një qendër mësimore. Ajo trajton pesëdhjetë mijë të sëmurë çdo vit dhe mëson (shkollon) shtatë mijë fëmijë të paprekshëm (të sëmurë). 

E veshur me një sari të bardhë, ajo përshkon rrugicat e frikshme të qytetit të vjetër me një furgon ngjyrë të kaltër në të cilin është shkruajtur : “Prekni lebrozët me dhembshuri”. Ndihmësit e saj vazhdojnë të ngarkojnë nevojtarë në të për t’i transportuar nëpër spitale. Për më të mjerët e këtyre të varfërve, ajo themeloi një institucion të cilin e quajti “Shtëpia e vendasve në prag të vdekjes”. “Një vdekje e butë është bekimi i vetëm që mund t’u sjell atyre”, tha ajo. Një ditë, një dem i tërbuar u fut në turmën e mbushur me njerëz në rrugicat e errëta, duke përmbysur dhe shkelur gjithçka. Nënë Tereza e qetësoi me një lëvizje të dorës. Që atëherë, është përfolur se ajo di të arrijë (bëjë) mrekulli. (News Chronicle, Londër.)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME