Categories Lajme

Meta mesazh për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit Ahmet Golemit: Pusho në paqe Mjeshtër!

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të ringut, Ahmet Golemi.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit thekson se Golemi ishte pioneri i boksit, ndërsa shtoi se ai do të mbetet “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë.

Postimi i Metës: I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, “Kasus Klejit shqiptar”, Ahmet Golemi.

Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në “duel” edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t’u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.

Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira. Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt! 🥊🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME