Categories Lajme, Politike

Meta nga Durrësi: Të ruajmë qetësinë! Të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi në mbrëmje qytetin e Durrësit, epiqendrën e tërmetit të fortë që goditi sot vendin, për t’u njohur në detaje me pasojat që la pas kjo fatkeqësi natyrore. Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Qarkut të Durrësit, Roland Nasto dhe strukturat vendore të emergjencave civile, dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë qetësinë. Ndërsa u apeloi të gjitha autoriteteve shtetëtore përgjegjëse për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe për të marrë masat për të shmangur pasojat në të ardhmen.

Prononcimi për mediat i Presidentit Meta nga Durrësi:
“Mesazhi që unë dëshiroj të përcjell është për të ruajtur qetësinë, për të qenë të vëmendshëm në raport me informacionet që jepen nga të gjitha strukturat shtetërore, të qeverisë, qendrore e vendore, dhe për të bashkëpunuar ngushtë me to, për të evidentuar pasojat e tronditjeve të deritanishme dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri por edhe me qetësi e vëmendje maksimale.

Unë u njoha nga Prefekti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Emergjencës këtu në Durrës, për punën që ata po bëjnë në terren në koordinim dhe me strukturat qendrore shtetërore dhe të qeverisë.
Është e rëndësishme të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos në drejtim të banesave apo të objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problematike për akomodimin e qytetarëve.
Gazetari: Zoti President, a jemi në kushtet e një emergjence kombëtare në rastin konkret apo është herët të flasim?
Presidenti Meta: Jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme dhe të përhershme, sepse jetojmë në një rajon problematik. Është e rëndësishme gjithashtu të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë.
Gazetari: Ju e paralajmëruat tërmetin, a mendoni se u morën masat e duhura pas atij paralajmërimi?
Presidenti Meta: Tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm. Është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore, vendore e qendrore, në bashkëpunim me komunitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME