Categories Politike

Meta nga Kosova: Të rriten më tej shkëmbimet mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në edicionin e 18-të të “Festës së Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019” në Rahovec. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm figurat më të larta të Kosovës, si kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi. Në fjalën e tij, Meta vuri theksin në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes  dy vendeve.

“Nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me Ambasadorin Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë.

Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri.

Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj.

Së treti, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë.

Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot.
Shpresoj që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit.

Ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit.

Edhe njëherë suksese! Prodhime të mbara! Mbarësi dhe begati për të gjithë bashkësinë tuaj!, shkruan Meta. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME