Categories Lajme

Meta për emërimet në Kushtetuese: Maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi se maxhoranca ka si synim që të kapë edhe këtë institucion, që ende nuk është kapur prej saj.

Meta tha se maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Unë dua të them se është një nismë e keqe, tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe për Kushtetutën. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon që të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po cojmë më tej reformën në drejtësi, aq më tepër për një çështje kaq të mprehtë sa Gjykata Kushtetuese. Kjo është një përpjekje për të bërë Gjykatën Kushtetuese partiake.

Presidenti ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelet kurrë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të mos cenohet puna në këtë gjykatë. Kushtetuta e ka të shkruar pikë më pikë të saktë si veprohet dhe presidenti ka vepruar drejt me ligjet. Maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME