Categories Lajme

Meta pret ambasadorin e ri të OSBE

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan:

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë”.

Më tej shton: “Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME