Categories Sport

Meta vlerëson ish-futbollistët e shquar: Dy Ballgjinë për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Lokomotivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti Meta u dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportististëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve familjarët dhe të afërmit e Shyqyri dhe Haxhi Ballgjinit, kolegët, trajnerët, personalitete të sportit dhe sportdashësit e shumtë durrsakë, Presidenti i Republikës theksoi:  “Kjo ceremoni dekorimi është dyfish e veçantë, sepse sot vlerësojmë dy vëllezër kaq të shquar për sportin dhe kombin tonë. Falënderimin e parë e kam për prindërit e Ballgjinive, sepse ata dhanë dy Ballgjinë të shquar për Durrësin dhe Shqipërinë.

Shyqyri Ballgjini është njëri prej personaliteve kryesore të një ‘Dinamoje’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë Kombëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Ballgjini-Përnaska dhe Vasillaq Zëri i ndjerë. Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen kur kanë luajtur që të dy, Shqipëri-Rumani 7-1, kur ‘Shpresat’ e Shqipërisë dolën për herë të parë Kampionë të Ballkanit. Dhe aq më tepër kur nga ato ‘Shpresa’ për herë të parë patëm një Ekip Kombëtar të jashtëzakonshëm, që do të shkëlqente në vitet e mëpasshme.

Të dy vëllezërit Ballgjini janë modele edhe si qytetarë, përveç modelit të jashtëzakonshëm që kanë treguar në fushën e blertë, të vlerave të rralla në frymën e ekipeve, të respektit ndaj publikut. Ata frymëzojnë pamasë edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pavarësisht kushteve të vështira, i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesionalizëm dhe  përkushtim.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

“Falënderoj Haxhi dhe Shyqyri Ballgjinin për gjithçka i kanë dhënë futbollit tonë kombëtar në radhë të parë, skuadrave më të mëdha të Shqipërisë, por dhe ‘Lokomotivës’ apo ‘Teutës’ sot dhe qytetit të Durrësit. Vëllezërit Ballgjini janë krenari jo vetëm për Durrësin, por për mbarë Shqipërinë, model për qytetin, vendin dhe për shoqërinë shqiptare.  Kemi nevojë për modele të tilla frymëzuese!”,- theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij, duke u  shprehur edhe njëherë mirënjohjen dy vëllezërve Ballgjini.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME