Categories Lajme

“Metamorfoza 2″/ GJKKO vendos t’i bllokojë pasaportën oficeres së policisë Jonida Babameto

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për oficeren e e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto. Babameto  duhet të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për Bujar Germizin, Besmir Mustafin dhe shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 24.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim J.B. të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 379 dhe 384 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë  24.11.2023, ndër të tjera vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj personit nën hetim J.B. me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të këtyre masave.

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim J. B.

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME