Categories Lajme

VIDEO/ Elbasan,Tentoi të vrasë me gërshërë hekuri 37-vjeçarin, pranga të riut

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.

28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin me inicialet M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

“Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri). Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME