Categories Lajme

‘Metamorfoza’, arrestohet vëllai i Enver Stafukës, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit në 2015

Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Naim Stafukën, pjesë e operacionit “Metamorfoza” ku me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi 43 urdhër arreste. Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.

Në 2022 Naim Stafukës iu vu tritol në katin e parë të banesës së tij, ndërsa prej 2015 fati I vëllait të tij mbetet mister pasi u rrëmbye nga 4 persona në qendër të Fushë Krujës.  Enver Stafuka ishte duke pirë kafe në një lokal përballë biznesit të familjes së tij, kur 4 persona të veshur me jelekë policie dhe të armatosur, iu afruan dhe nën kërcënimin e armëve e futën forcërisht në një automjet. Në 2013-n Enver Stafuka ishte arrestuar pasi u dyshua si personi që kishte vjedhur automjetin me të cilin u krye atentati ndaj Kryekomisarit Dritan Lamaj. Megjithatë ai u la më pas i lirë. Familjarët kanë akuzuar Durim Bamin si të përfshirë në zhdukjen e Enver Stafukës.

Më herët si pjesë e operacionit “Metamorfoza”  pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, me kërkesë të SPAK në pranga ranë edhe Erigert Mitri, ish-drejtor i Policisë së Lezhës (aktualisht specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit), Klodian Jashari, ish-shef i krimeve në Delvinë, si dhe Altin Morina, ish-efektiv i forcave speciale RENEA.

Gjithashtu në Spanjë u vu në pranga Denis Meta, ndërsa në Itali u kap Arjan Tuku. Nga hetimet e kryera, SPAK ka dalë në përfundimin se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu 36-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

SPAK ka zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale nga vrasjet, atentatet, falsifikimet me qëllim përfitim e pronave në bregdet në mënyrë të paligjshme etj. Zbardhja e këtyre ngjarjeve është bërë pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

43 urdhër arreste u dhanë për personazhe të njohura të botës së krimit, si dhe drejtues të klaneve kriminale në vend, që nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni, Mir Brruli etj.

Forcat RENEA-s, FNSH-së dhe policisë nisën kontrollet nga Veriu në Jug ku në fokus ishte Shkodra, Lezha, Kurbini, Fushë Kruja, Nikëla, Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME