Categories Lajme

Meteorologia: Qershori me shi e rrebeshe, ja si do të jetë moti përgjatë javës

Vendi ynë edhe kësaj jave do vijojë të përballet me mot të paqëndrueshëm. Meteorologia Lajda Porja tha se reshjet e shiut do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin, ku dita e martë dhe e mërkura do të shoqërohen me rrebeshe të forta shiu.

Sipas meteorologes, bregdeti i jugut do të jetë më i favorizuar gjatë javës për pushuesit pasi pavarësisht prezencës së vranësirave, reshjet e shiut do të jenë të izoluara.

“Edhe kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, megjithëse dita do të nis pa reshje dhe me kthjellime. Pas mesditës të ketë grumbullime të vranësirave duke sjell reshje.Reshjet do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, nga e hëna në të premten, ku të hënën dhe të martën do të ketë rrebeshe, dita e mërkurë dhe e enjte ketë reshje më të paktën, kurse të premten do të kemi fuqizim të vranësirave dhe sjell rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit.

Pak më i favorizuar do të mbetet bregdeti i jugut, i cili megjithëse do të ketë vranësira të denduar, do të ketë vetëm momente me pika shiu”, theksoi ajo.

Temperaturat nuk do kenë luhatje të madhe, por do të variojnë nga 30-31 gradë Celsius, me përjaashtim të zonave verilindore ku vlera termike e temperaturave do të jetë më e ulët.

“Përgjatë javë nuk është se do të kemi ndryshim të dukshëm temperaturave, por do të luhaten nga 30-31 gradë C”, tha Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME