Categories Showbiz

Michael Jackson në krye të listës së yjeve, imazhet e të cilëve vazhdojnë të fitojnë edhe pse ata nuk jetojnë më

Për të shtatin vit radhazi, Michael Jackson kryeson listën e Forbes për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më. Mbreti i muzikës pop, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, rezulton me 60 milionë dollarë përfitime nga tetori i vitit 2018 deri më tani. Lista e publikuar nga revista prestigjioze zbulon se të ardhurat nga muzika u rritën në 2.1 miliardë dollarë, nga 1.8 që ishin vitin e kaluar, transmeton KP.

Pavarësisht se ishte subjekt i dokumentarit të diskutueshëm, “Leaving Neverland”, katalogu i këngëve të tij dhe një shfaqje në Las Vegas, vazhdojnë të kontribuojnë në përfitimet e imazhit të tij.

Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituara, vjen një tjetër yll i muzikës, mbreti i rokenrollit Elvis Presley.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuria e tij ka shkuar në 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memphis të Tennessee.

Në vend të tretë renditet Charles Schultz, autor i librit me vizatime që është bërë edhe film i animuar, “Peanuts”.Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME