Categories Lajme

Mijëra pula të ngordhura në Durrës, veterineri: Dëmi katastrofik, mund të mbetemi pa vezë

Ngordhja e mijëra pulave në disa pulari në Durrës ka ngritur shqetësimin se në vendin tonë mund të qarkullojë gripi i shpendëve. Ministria e Bujqësisë e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka vend për panik.

Veterineri Dardan Shehdula tha për “Abc Live” se pronarët e pularive janë në një situatë të vështirë pasi dëmi është katastrofik.

“Dëmi është katastrofik. Janë investime të mëdha. Nëse vazhdohet kështu i bie që në Shqipëri të mos ketë vezë për 6-7 muaj. Prandaj duhet të merren masa. Është një nga sektorët më të zhvilluar. Shpresojmë që dëmi të ndalet këtu. Dëmi që shkaktohet nga mosbërja e vaksinave është i papërballueshëm”.

Teksa foli për problematikat më të mëdha të kompanive që merren me rritjen e shpendëve, Shehdula tha se vaksinimi i shpendëve që vijnë nga jashtë është i rëndësishëm.

“Bio siguria është një prej tyre. Gjëja  e gjallë s’ka asnjëherë siguri. Duhet skemë vaksinimi të mirë dhe shërbim veterinar, ky i fundit është më i organizuar por ka ende punë për të bërë. Vijnë shpendë nga jashtë dhe nuk e zbatojnë karantinimin. Kjo duhet patjetër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME