Categories Lajme

Mijëra tonë misër në Maliq mbeten stok,Detaje

Një ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është misri. Në këtë periudhë të vitit, pasi është tharë, nis shitja e tij. Por fermerët e kësaj zone nuk kanë treg për ta shitur, pasi importi nga vendet e tjera ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre. Ata tregojnë se çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as mundin dhe as paratë e shpenzuara.

“Rreth 170-200 kuintal kam misër. Nuk ka çmim e nuk vjen njeri të interesohet. Për momentin thonë me 350, por nuk e dimë. Nuk ja vlen, ka shumë shpenzime dhe s’ia del. Po ngeli kështu sivjet nuk mbjellim fare”, thotë një fermer.

Ai tha se në treg nuk ka interes. “Tani ka shkuar me 3 e gjysmë dhe nuk ka klientë, se ku është pengesa; ka futur gjetkë a nuk e di. Kemi dëgjuar që marrin nga serbi me çmim më të lirë. Nuk ka interes se punimet janë të shtrenjta, 15 plugimi, 15 freza, 6 e mbjell, ilaçet, po të llogaritësh koston e prodhimit në çmimin për kile shkon aty-aty”, shprehet një tjetër për mediat.

Njëri prej fermerëve të kësaj zone kërkon që autoritetet të bëjnë një bilanc përpara se të importojnë nga jashtë. “Çmim nuk ka, vjet vinin makinat, na përballonin, na i shiten, sivjet nuk ka. Futin nga jashtë me çmim më të ulët dhe mbetet halli tonë. Plugimet i bëjmë me çmim të lartë se nafta u rrit, plehrat u rritën, farat u rritën 8 mijë kilja e misrit, e kur bie momenti për ta shitur na mbetet misri këtu. Duhet të ndërhyjë qeveria, mos sjellë nga jashtë, të bëjë bilanc, sa prodhohet, sa shitet, sa nevojë ka vendi pastaj të sjellin nga jashtë. Tregtarët e sjellin për interesin e tyre, por malli ynë ngelet stok”, thotë Bajram Kaja, fermer. Vetëm në fushën e Maliqit prodhohet mbi 16.000 ton misër, ku ende mbi 35% e këtij prodhimi është i pashitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Divjakë/ U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, 6 në pranga

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Beach bar” pa leje në Karaburun/ Nis shembja e objektit, në pranga njëri prej ndërtuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME