Categories Lajme

Mik i Llanajve dhe Edison Harizajt, 41-vjeçari vlonjat luftë për të qëndruar në jetë. Niset drejt Tiranës

Në qytetin e Vlorës janë rikthyer përplasjet mes bandave. Gjatë ditës së djeshme objektiv i atentatit ishte 41- vjeçari Mikel Mehmeti, i cili u qëllua dhjetra herë drejt makinës së tij teksa lëvizte në lagjen Pavarësia.

Mësohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar makinën me të cilën lëvizte Mikel Mehmeti. Nga të shtënat me pistoletë 31-vjeçari është plagosur rëndë pasi ka marrë 3 plumba në gjoks, mushkëri dhe në bark.

Në atentat mësohet se kanë marrë pjesë 3 persona, ndërsa makina me të cilën janë larguar nga vendngjarja është gjetur e djegur, kilometra më tutje nga vendi i ngjarjes.

Mikel Mehmeti nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës, pasi ai njihej si mik i familjes Llanaj. Gjithashtu Mikel Mehmeti është i përfshirë në Masakrën e Çoles pak vite më parë ku humbën jetën 3 persona. Mikel Mehmeti njihej edhe si mik i Edison Harizajt të vrarë pak kohë më parë në Durrës.

Lagja Pavarësia ku ndodhi atentati njihet si “Rruga e vrasjeve” për shkak se ka ndodhur disa vrasje e plagosje. Pak muaj më parë në këtë zonë Vasil Devishaj në të njëjtën zonë.

Pas operacioneve që iu kryen në spitalin e Vlorës, Mehmeti është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa nuk e ka kaluar ende rrezikun për jetën./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME