Categories Sport

Miku i Schumacher jep detaje për shëndetin e tij: Ndoqëm bashkë garën e …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1.

Sipas Todt, Michael Schumacher po vazhdon rikuperimin nga aksidenti tragjik i vitit 2013, dhe është ende tejet i apasionuar pas Formula 1, pasi ndjek me vëmendje garat nga televizori.

“Ndoqëm një garë së bashku me Michael, në shtëpinë e tij në Zvicër. Shumi vazhdon betejën, të njëjtën gjë po bën edhe familja e tij”, tha Todt, i cili ka punuar përkrah Schumacher dhe është një prej miqve të afërt të familjes që viziton rregullisht ish-pilotin.

Schumacher u rrëzua më 29 dhjetor të vitit 2013, teksa bënte ski, së bashku me të birin e tij Mick, në Meribel të alpeve franceze. Gjatë rënies goditi kokën në një gur, në krahun e djathtë ku helmeta e tij ishte e hapur. Doktorët në Grenoble bënë maksimumin për të reduktuar hemorragjinë, por mpiksja e gjakut kishte kaluar thellë në tru. Tashmë kanë kaluar 5 vite nga aksidenti i rëndë por ende nuk dihet asgjë mbi atë çfarë ndodh në rezidencën e Schumacher pranë liqenit të Gjenevës, aty ku ai është transferuar që nga shtatori i vitit 2014./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME