Categories Sport

Milan/ Ibrahimoviç lë Italinë dhe niset drejt Suedisë

Ekipet e Serisë A kanë nisur prej ditësh stërvitjet pasi në mes të qershorit pritet rifillimi i Serisë A. Milani duket një hap prapa rivalëve, pasi kuqezinjtë nuk kanë në dispozicion liderin e ekipit, Zlatan Ibrahimovic.

38-vjeçari është dëmtuar dhe ka nevojë për terapi. Ditën e sotme, sulmuesi ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij dhe është nisur drejt Suedisë. Klubi kuqezi i ka dhënë leje Ibrës dhe ai është nisur pasdite. Bomberi pritet të mungojë afro një muaj pas lëndimit në pulpë. Fillimisht te Milani ishin frikësuar se dëmtimi mund të ishte më serioz, por për fat të mirë jo.

Sulmuesi i është nënshtruar një seance fizioterapie në mëngjes, para se të nisej në Suedi. Nga 3 qershori ai do të jetë në gjendje të kthehet në Itali, pa pasur nevojë për karantinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME