Deputeti Lefter Maliqi, gjatë interepelancës që zhvilluar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka akuzuar qeverinë se ato janë shkaktarë të situatës kaotike në burgje. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Maliqi theksoi se në sistemin e burgjeve janë bërë shumë tendera abuzive dhe emërime nepotike. “Interpelancat kanë të bëjnë pas ikjes time, pas punës që kisha me dy drejtorët, Arben Cukon dhe Stefan Cipën.
Marrim rastin e burgjeve, grevën e urisë. Mes të tjerave kishin kërkesa për ushqim dhe drejtorin. Dua t’ju them, për ushqimet janë bërë disa tendera të parat janë bërë nip e daje, që pas akuzave të mia i hoqën dhe i cuan këshilltar pranë kryeministrit, sekretarin e përgjithshëm të ministrit të Brendshëm. Tender 347 mln për bukën për të burgosurit. E njëjta firmë e fiton tenderin tjetër 250 mln për djathë e qumësht. Një firmë që u dënuan me burg ish drejtori dhe nën drejtori i burgjeve. Kjo firmë këtë tender ja kalon djalit të tij.
Tender tjetër 600 e ca mln lekë, për ilaçe për nevoja emergjente, nga një firmë me një prokurim skandaloz ku kishte venë edhe një restorant. Kjo firmë ca nuk ka marrë…dhe shumë tendera të tjera. Po marrim tenderin e vezëve, nga 14 lekë që është në treg në 21 lekë. Pa llogaritur tenderat dhe kontratat e tjera abuzive me telefonitë fikse. Çfarë ndodh te burgjet zonja ministre? Sepse më kanë thënë që edhe kur keni vajtur për ta takuar drejtorin e përgjithshëm ju ka thënë sekretarja e tij që: Më fal por është duke folur me kryeministrin. Këta janë drejtora që kanë lidhje me oligarkët dhe kryeministrin.
Ta thashë këtë që drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk të pyet fae. Mbi 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve. Që nga nëndrejtori i përgjithshëm, që nga shefi i personelit, që e hoqën mikun e Qefalisë dhe të Majkos. Pra hoqi disa drejtorë të tjerë, me qëllim për ta pasur nën kontroll sistemin e burgjeve, madje të bëjë edhe sfilitë mode. Apo doni ndonjë foto t’ua publikoj këtu. Këto janë skandalet. Jo sfilate mode, por janë edhe dy police në Korçe që i kanë vajtur në zyrë këtij drejtori barkderr. E kanë denoncuar për abuzime se.ksuale. Ky i çon në detyra të vështira policet”, tha në Kuvend Maliqi.
