Categories Lajme

Ndërron jetë ish-deputeti dhe gazetari shqiptar

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare gazetari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993. Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007. Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut: 1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.

2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”. 2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. 2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare: 1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë; 1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë; 2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë; 2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup; 2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë; 1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik Autor i pesë librave me poezi:

1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë; 1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë; 1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë, 1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë, 2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME