Categories Lajme

Minatorët kërcënuan me greva, qeveria ndan mbi 1.6 milionë euro për Trepçën

Minatorët e kompanisë “Trepça” kanë kërkuar të marrin pjesën e mbetur të pagave, ose do të hyjnë në grevë.

Kurse 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj. Për ta kaluar këtë situatë, Qeveria ka ndarë mbi 1 milion e 600 mijë euro.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike gjatë natës së mbrëmshme.
Aty është vendosur që Trepçës t’i ndahet një shumë prej mbi 1 milion e 600 mijë euro.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A.”.

Vendimi erdhi pasi minatorët e kompanisë “Trepça” kërkuan nga drejtoria që deri të hënën të marrin pjesën e mbetur të pagave, ose kanë paralajmëruar që të futen në grevë.

Gani Osmani, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së “Trepçës”, ka treguar se problemi me pagat dhe kushtet e punës kanë demotivuar minatorët.

“Punëtorët janë shumë të ftohur me u shpreh më thjesht janë të ftohur e pa kurrfarë vullneti janë duke punuar për shkak të kushteve për shembull të pagave e të gjitha këtyre.. Ne e dimë që në atë ditë që nuk punojmë që shkojmë në humbje, mirëpo neve po na imponohet pa fajin tonë, ata duhet të mendojnë të mos ndalet puna”.

Kurse, Bujar Jashari ushtrues detyre i drejtorit të minierës në Stantërg, në një deklarim për media ka thënë se ndalimi i punës ndikon shumë në proces.

“Më datën 16 kemi pasur takim me bordin dhe menaxhmentin aktual kemi arritur një ujdi që të takohen me Qeverinë për sigurimin e mjeteve financiare, bordi mbikëqyrës na dërgoi me email na e konfirmoi që janë siguruar mjetet financiare që t’ua prezantojmë minatorëve…. por mbeten vetëm procedurat”.

120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça kishin thënë se do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj.

Dy muaj pas përfundimit të praktikës në këtë ndërmarrje, ata po synojnë që përmes rrugëve ligjore të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ish-praktikantët pritet që të dorëzojnë padi në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Ish-praktikanti Arsim Musa ka bërë të ditur se para këtij hapi kishin takuar menaxhmentin, por që nuk u arrit ndonjë rezultat.

“I kemi marr pagat për muajin shkurt, mars e prill, po na kanë mbetur borxh për tre muajt e tjerë dhe kemi qenë në takim të udhëheqësit por asgjë deri tash, ne jemi duke i mbledhur të holla nga kolegët praktikant dhe do të bëjmë një padi kundër Trepçës për shkelje të të drejtave tona, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë vetëm të drejtën tonë”.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME