Categories Lajme

Plagosi bashkëjetuesin, zbardhen mesazhet e vëllait të 25-vjeçares

Një histori kontradiktore është ajo e ngjarjes së rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 25-vjeçare shtatzënë goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në brenda banesës.

Si Myrvete, ashtu edhe Eraldi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrin për dhunë në familje, si edhe për moskujdesje ndaj djalit të tyre të vogël. Sherret dhe debatet mes çifit, çuan në ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçarja goditi me thikë partnerin e saj.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se në thikë nuk janë gjetur gjurmët e saj duke pretenduar se Eraldi është vetëplagosur, ndërsa në të njëjtin program disa ditë më parë pranoi se e kishte goditur ajo.

Ndërkohë banorët e zonës e kanë përshkruar 25-vjeçaren si një person problematik dhe e kishin frikë.

“Në thikë nuk kanë qenë gjurmët e mia, komisariati më tha dje që janë bërë të gjitha. Eraldo është vetëplagosur. Ai ka pasur thikën në dorë, ndërsa ka pasur për dore djalin, i dhashë edhe një biberon me qumësht. I thashë që mos bëj sherr sepse është çuni është gjynah”, tha ajo.

Moderatorja: Eraldi më ka thënë që ne nisëm sherrin, djali nisi të qante, shkova e mora në krahë. deklarata është kontradiktore.

Moderatorja: Ku është bërë debati juaj?

Myrevete: Ishte afër më ballkonin, në kuzhinë.

Moderatorja: Rrobat e Eraldit kanë qenë të gjakosura

Myrevete: Shenja gjaku në shtëpi nuk ka pasur. Mua më ka marrë policia që kur shkova në spital. Unë e lajmërova ambulancën dhe policinë. Mora shokun e tij ta dërgonim.

Thikën e ka marrë shoku i tij direkt, nuk e di kush i ka fshirë provat. Unë isha në spital, më mori policia dhe më pas më dërguan në shtëpi.

Mesazhet

Por në emision janë publikuar disa mesazhe telefonike mes vëllait të 25-vjeçares dhe partnerit të saj.

Mesazhet e shkëmbyera mes vëllait tënd dhe Eraldos:

I vëllai: Po iku, lëre të vejë kur të dojë. Se do të na vrasë sipas shenjave.

Eraldi: Doli rrugëve para punës time, duke pritur atë. La fëmijën në krevat të bjerë, të hapë kokën.

I vëllai: Ke të drejtë Erald, po e bëri këtë le të vejë ku të dojë. Unë nuk po marr vesh se ç’po bëni.

Përballja me kunatën

Ndërkohë Myrvete hodhi akuza ndaj vjehrrit të saj se e ka ngacmuar seksualisht dhe sipas 25-vjeçares, ishte pikërisht kjo arsyja pse ajo dhe Eraldi u larguan nga banesa e prindërve të tij.

“Vjehrri më ka ngacmuar seksualisht, ia dërgova me mesazh Eraldit. Kam vetëm motrën, vetëm me atë flas. Vëllai më tha mos rri atje kur ndodhi ngjarja. Kam bërë denoncim për vjehrrin”, tha ajo, deklaratë e cila ka sjellë në përmballje të të resë me kunatën e saj, Marsilda.

Marsilda: Është ajo dhunuesja, jo vëllai im. Për çështjen e babait, është diçka e cekët. Do kërkoj ligjërisht dëmshpërblim moral për atë që i ka bërë prindërve të mi

Myrvete: Apo duhet të kërkojë babai yt falje mua. Ndaj më mori Eraldi dhe ikëm që aty.

Marsilda: T’i bëjnë një test psikologjik.

Myrvete: A t’ia bëjmë vëllait tënd këtë testin.

Marsilda: Ajo duhet të ishte në burg tani. Duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME