Categories Lajme

Minatori humbi jetën pasi u bllokua në galeri, shoqërohet inxhinieri

Inxhinieri i kompanisë ‘KADURTEX’ dhe drejtuesi teknik janë shoqëruar në polici pas aksidentit në minierën në Bulqizë, që i mori jetën minatorit Muharrem Plaku.

Policia nuk ka ende një informacion për ngjarjen, ndërsa burime konfirmojnë se janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur rreth ngjarjes Inxhinieri Veli Losha dhe tekniku Saba Hasani, ndërsa nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre.

Plaku u nxor i pajetë nga nëntoka në mesnatë, pas 5 ditësh i bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi minerali.

Galerinë 3 ku ndodhi ngjarja menaxhohet nga kompania minerare “KADURTEX”, me administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe kushtet e sigurisë në minierë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME