Categories Lajme

Ministri Çuçi nxjerr shifrën zyrtare, ja sa shkon fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit

“26 nëntori i vitit 2019 do të mbahet mend si një ditë e rëndë për ne shqiptarët.

Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore”.

Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherazi dhe ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, në konferencën për raportin e tërmetit të 26 nëntorit dhe dëmeve të shkaktuara.

Ai tha se përkundër kësaj situate të rëndë e të pazakontë për vendin tonë, qeveria shqiptare ndërmori masa të menjëhershme për operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënoja dhe gjithashtu për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur.

Çuçi tha se raporti PDA është hartuar sipas gjithë standardeve të 3 organizatave të BE, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe me të njëjtën metodologji që është përdorur dhe në rastet e fatkeqësive natyrore në botë. 985,074,906 euro është dëmi total sipas llogaritjeve nga tërmeti.

“Një kontribut i madh dhe solidaritet i jashtëzakonshëm erdhi nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, pa të cilët s’do ta kishim të lehtë përballimin e gjendjes së krijuar në qarqet Durrës, Lezhë e Tiranë.

Një javë pas katastrofës qeveria shqiptare kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore për të nisur së bashku një proces tjetër tejet të rëndësishëm; vlerësimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të nevojave pas katastrofës, për të identifikuar në këtë mënyrë dëmet, humbjet dhe nevojat e rikuperimit që vijnë nga tërmeti”, u shpreh Çuçi.

Sipas tij, rreth 90 persona, mes tyre 60 ekspertë të huaj dhe vendas, si dhe zyrtarë të institucioneve shqiptare, arritën që në kohë rekord, si asnjëherë më parë, ta përfundonin raportin e vlerësimit më 30 janar 2020.

Dëmi i vlerësuar nga tërmeti shkon në rreth 1 miliard euro.

“Është punuar me ritëm të lartë për 45 ditë, pa pushim, në mënyrë që ky dokument i domosdoshëm dhe çertifikuar ndërkombëtarisht të ishte gati.

Raporti PDNA është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe UNDP dhe me të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë. Raporti është furnizuar me të dhëna përmes sistemit të akt-verifikimit dhe raportimit on-line të dëmeve. Krahas ngritjes së këtij sistemi në kohë rekord, po në kohë rekord u bë verifikimi i mbi 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u verifikuan 100% të gjitha ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Gjithashtu, një ndihmë të pakursyer dhanë edhe krye bashkiakët, dhe Paralelisht me këtë proces janë zhvilluar dhe 4 anketa në të 3 qarqet për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve.

Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro”.

Megjithatë ai tha se kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do t’i shpjegojë më mirë ekspertja.

“Vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

Sot kemi një dokument të plotë, që adreson të gjitha nevojat që ka Shqipëria për rimëkëmbjen pas katastrofës natyrore të 26 nëntorit. Qeveria shqiptare do të udhëheqë dhe zbatojë programin e madh të rindërtimit, i cili sigurisht kërkon bashkëpunimin dhe një qasje aktive të qytetarëve.

Deri më tani kemi miratuar një fond për këtë program, si dhe 18 zona të reja ndërtimore në qarqet e prekura nga tërmeti. Ky program është një sipërmarrje e madhe.

Për të përmbushur të gjitha nevojat dhe për të adresuar çdo problematikë, si dhe rreziqet e katastrofave natyrore në të ardhmen, kërkohet një mobilizim i përbashkët i burimeve financiare. Unë besoj se kjo do të ndodhë në konferencën e donatorëve”, deklaroi ministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME