Categories Lajme

Ministri i Jashëm gjerman flet për mbylljen e mundshme të kufijve në Evropë

Gjermania merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik

Keystone

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Evropë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve me koronavirus, por ai theksoi se kjo nuk duhet të bëhet më pa një votim. “Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në një rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër”, tha Maas në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmev, DPA, duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në gjithë Evropën. Në fillim të pandemisë së koronavirusit shumë shtete anëtare të BE, përfshirë Gjermaninë, mbyllën kufijtë e tyre në mënyrë të njëanshme. Pothuajse të gjithë kufijtë në Bashkimin Evropian dhe në zonën pa kufij të Schengenit janë përsëri të hapura, transmeton ATSH. Përjashtimet e vetme janë Norvegjia dhe Finlanda, të cilat planifikojnë të rihapin kufijtë e tyre në mes të korrikut,

“Evropa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas.“Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai. Gjermania merr Presidencën e radhës të Këshillit të  Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik. Maas tha se pritshmëritë e 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së për presidencën e Gjermanisë në BE janë shumë të larta dhe janë rritur nga pandemia. “Ne duhet ta udhëheqim Bashkimin Evropian drejt një pozite shumë më të fortë”, tha ai. Për Maas, tre synimet më të rëndësishme për presidencën e Gjermanisë janë marrëveshja për programin e rindërtimit pas pandemisë dhe buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, përfundimi i suksesshëm i negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe dhe pozicionimi i përbashkët i Evropës në marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë. “Ne kemi vetëm një shans për të pohuar veten në këtë mjedis, vetëm nëse e bëjmë atë së bashku si europianë. Përndryshe, ne do të bëhemi ushtarë të të tjerëve”, tha Maas për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME