Categories Lajme

Avokatja shqiptare nga Universiteti Oxford, ligjeratë për “Gjykatën Penale Ndërkombëtare”

Shqiptarja e quajtur Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe.Shqiptarja e quajtur, Rudina Jasini, juriste dhe pedagoge në Universitetin e Oksfordit, padyshim është ndër më të suksesshmet jashtë vendit. Në datën 9 korrik, ajo është e ftuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike për një ligjeratë online me temë: “Zhvillimi i drejtësisë penale ndërkombëtare nga tribunali i Nurembergut deri në themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare”. Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut. Aktualisht ajo është studiuese pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it dhe është e angazhuar në drejtimin e një projekti të Këshillit Kërkimor Ekonomik Social të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton albinfo.ch.

“Impakti i Pjesëmarrjes së Viktimave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Zhvillimi i Platformave për Bashkëpunim” në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësimit Ligjor të Viktimave dhe Dhomën e Avokatisë pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Rudina ka mbaruar studimet për doktoraturë (PhD) dhe Master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oxford-it. Gjithashtu, ajo ka mbaruar studimet për Master (LLM) në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Georgetown, si dhe studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME