Categories Lajme

Fushata e BAG, tani me ngjyrë të kaltër: fokusohet në gjurmimin e kontakteve

Përveç rregullave ende të vlefshme dhe të provuara, fushata tani është duke vendosur në fokus të saj gjurmimin e kontakteve

E Hënë, 15 Qershor 2020 – 22:40albinfo.ch

Pas lehtësimit të gjerë të masave të mbrojtjes nga koronavirusi, më 6 qershor, ngjyra e fushatës së Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) është ndryshuar në blu. Ajo po ashtu përqendrohet në ndërprerjen e zinxhirit të infeksioneve, ka njoftuar BAG përmes një komunikate shtypi. Mbajtja e një distancë të sigurt mbetet edhe në këtë fazë masa më e rëndësishme mbrojtëse me të cilën të gjithë mund të mbrojnë veten dhe të tjerët. Këshilli Federal, siç dihet, ka hequr gjobën përkatëse administrative (prej 100 frangash) për mosrespektimin e distancës në hapësirat publike. Përveç rregullave ende të vlefshme dhe të provuara, fushata tani është duke vendosur në fokus të saj gjurmimin e kontakteve, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë synohet të mbahet nën kontroll përhapja e virusit të koronës sa më efektivisht të jetë e mundur dhe të parandalojë një valë të dytë të tij. Gjurmimi i kontaktit është mjeti efektiv për të identifikuar dhe ndërprerë zinxhirët e infeksionit, duke gjurmuar njerëzit në kontakt me një rast të konfirmuar laboratorik ose të mundshëm të Covid-19, shkruan BAG.

Aplikacioni për gjurmimin e kontakteve mund ta shkarkoni këtu:SwissCovid appDeri më tani, fushata ka pasur një përhapje të gjerë përmes mbështetjes aktive të popullatës. Materiali i fushatës është shkarkuar rreth 500,000 herë deri më tani nga faqja përkatëse.BAG dhe agjensia përgjegjëse për fushatën, Rod, kërkon nga pronarët e dyqaneve, restoranteve dhe farmacive që të shkarkojnë materialin e fushatës për fazën blu nga faqja e internetit: bag-coronavirus.chdhe ta bëjnë më të dukshëm atë për punonjësit dhe klientët.

Mesazhet kryesore të kësaj faze janë:

  1. Bëni testimin menjëherë nëse keni simptoma  dhe qëndroni në shtëpi: https://ofsp-coronavirus.ch/check/
    2. Për gjurmimin dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, është e rëndësishme të jeni në gjendje të arrini tek njerëzit me të cilët keni pasur kontakte (nëse shfaqni vetë simptoma dhe më pas keni testuar pozitivisht).
    3. Nëse shfaqni simptoma , duhet vetë të qëndroni në shtëpi (= izolim); në rast se keni pasur kontakte me një person i cili ka  qenë i testuar pozitiv, ju duhet (vullnetarisht!) të shkoni në karantinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME