Categories Lajme

Mjeku shqiptar nga Berlini: Mbi 10 milionë të infektuar me Covid është shqetësuese

Duket se numri në rang botëror i infeksioneve me koronavirus ka arritur në mbi 10 milionë, transmeton albinfo.ch. Universiteti Johns Hopkins raportoi se sot janë shënuar 10,186,833 raste që prej fillimit të pandemisë. SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID me më shumë se 2.6 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.3 milion raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 600 mijë të infektuar. Me rritjen e infektimeve, ka reaguar edhe mjeku shqiptar nga Berlini, Fahri Beqa i cili është shprehur se rritja e të prekurve është shqetësuse, shkruan albinfo.ch.

“Sot më 28.06.2020, numri i të infektuarve në botë kalon mbi 10 milion dhe trajektorja vazhdon ende të ngritet në mënyrë eksponenciale, ndërsa numri i të vdekurve kalon sot për herë të parë mbi 500 mijë… Barna dhe vaksinë ende nuk ka. Parandalimi mbetet standard i artë (mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe masat higjienike). Nga imuniteti i tufës jemi shumë, shumë largë” është shprehur ai. Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.039, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të pandemisë koronavirusit një gjykatëse federale amerikane urdhëruar administratën e Presidentit Donald Trump të lirojë fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë mbajtur për më shumë se 20 ditë në tre qendra të paraburgimi në Teksas dhe Pensilvani. Gjykatësja Dolly Gee shkruante se qendrat “janë” në zjarr” dhe nuk ka më kohë për masa “gjysmake”. Të premten SHBA vendosi një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar për herë të parë 40,000 të prekur.

Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Të premten grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë që menaxhon përpjekjet kundër pandemisë zhvilloi konferencën e parë publike pas gati dy muajsh. Presidenti Trump nuk mori pjesë. Organizata Botërore e Shëndetësisëbëri të ditur të premten se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID, vaksina e trajtime të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME