Categories Lajme

Ministri i Jashtëm turk-Greqisë: S’mund të zgjeroheni 12 milje në Jon

Ndërsa Turqia vijon kërkimet e saj për naftë dhe gaz në detin Mesdhe, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë. Gjatë një interviste televizive për ‘A Channel’ në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.

‘Ata nuk mund ta zgjerojnë territorin e tyre me 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të çojë në luftë.’ – u shpreh ministri. Daily Sabah shkruan se qeveria turke është në bisedime me shumë shtete europiane pasi BE kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë.

Çavushoglu u shpreh se vendi ka mbështetjen e shumë shteteve europiane mbi këtë çështje. Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po punon anija kërkimore e Turqisë, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve detarë midis vendeve.Ankaraja gjithashtu ka kontestuar vazhdimisht administratën greke qipriote.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME