Categories Lajme

Ministri Lleshaj: Situata e rendit në vend, më e mira në histori, 600% më pak kanabis drejt Italisë

Në interpelancën e thirrur sot, ministri i Brendhsëhm, Sandër Lleshaj iu është përgjigjur pyetjeve nga opozita e re.

Lleshaj është shprehur se gjendja e rendit është më e mira në 30 vitet e fundit.

Sipas Lleshajt ka 30% më pak vrasje se mesatarja e 10 viteve të fundit në vend.

Referuar lirimit të burgosurve me dënim të përjetshëm kohët e fundit, Lleshaj është shprehur se kjo është  detyrë e gjykatës dhe jo e qeverisë.

Sandër Lleshaj: Nuk ka asgjë urgjente për ta klasifikuar të tillë situatën e krimit në vend! Nuk ka një situatë të rendit në vend, por është më e mira në histori! Shifrat e thonë qartë! Gjendja e situatës së krimit është në parametrat më të mira në historinë e ketij vendit! Mesatarja e vrasjeve në 10 vitet e fundit është 85, ndërsa në vitin e fundit është 30 më pak se sa mesatarja! 

Rendi i përmirësuar vjen për shkak të sjelljes së mirë te qytetarëve dhe masave të marrave nga qeveria! 24 grupe kriminale janë shkatërruar gjatë 2019! Shumica e rrjeteve kriminale janë zbuluar! Volumi i madh i policisë së shtetit nuk ka gjetur rezonancën e duhur e sistemit gjyqësor! Një numër i madh vrasjesh të dokumentuar, 24 raste janë trajtuar me masa sigurie të papërshtatshme!

Kanabisi në Shqipëri prodhohet për tu transportuar drejt Italisë! Por në 2019, 600% më pak kanabis i transportuar drejt Italisë! 800 euro për kg e kanabisit, është rritur çmimi i kanabisit për shkak se është prodhuar më pak!

Në 2019 institucionet janë rrezikuar nga sulmet e dhunshme! Policia e shtetit ka vepruar me një strategji më pak të dhunshëm se sa protestues! Gazi lotsjellës është përdorur nga rezervat qe ka patur policia e shtetit! Po të ndodhte që policia e shtetit do të dhunonte qytetarët e saj unë do të ikja nga posti!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME